Intervistë rreth ushkurit

Intervistë rreth ushkurit

Nga Kimete Berisha - 27/03/2020

Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga Ai fjalinë që neve na duhet më së shumti:

Grenell tha: Populli amerikan e do popullin e Kosovës. Dhe tregoi se punon për liberalizimin e vizave.

Intervista përfundoi rreth ushkuri, në orientimin e tij seksual, thuajse Kosova e ka gajlen e seksit të Grenellit.

Grenelli ishte i matur dhe fantastik.

Kushdo që e ngacmon për jetën e tij private, është idiot i madh dhe meriton përbuzje.

Se, kështu e kanë zanat shqiptarët. Kur duan me ta plas zemrën të godasin në jetën personale, thuajse vet e kanë bë namin, e po ju merr dikush lakmi.

Grenelli nuk e di se ne jemi e seza e vetes para se me qenë të posjtër për të tjerët.

Grenelli nuk e di, se këtu vazhdimisht janë të atakuar:
1. Beqarët;
2. Gratë e dhunuara në luftë;
3. Të vejat;
4. Të divorcuarat dhe të braktisurat;
5. Gratë që nuk mund të lindin fëmijë;
6. Njerkat;
7. Fëmijët e adaptuar;
8. Pleqtë;
9. Të varfërit;
10. Të sëmurit mendor;
11. Gratë e pavarura dhe të guximshme;
12. Personat me nevoja të veçanta;
13x Dhe mos të harroj, aseksualët.

Kjo shoqni me bë m'u çel është e tmerrshme, duhet m'i injoru se ta thith gjakun si vampiri lakuriq që e çorron dielli por sheh në terr.

Prej Grenellit, faleminderit që nuk tregoi çka mendon përnjëmend për ne.

Faleminderit që nuk ia dhe intervistën Beratit.

P.S. Na fal!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco