Plani për ndarje të Kosoves, është e ditur që nuk 'banon' në Amerikë por në Ballkan!

Plani për ndarje të Kosoves, është e ditur që nuk 'banon' në Amerikë por në Ballkan!

Nga Fadil Maloku - 27/03/2020

1.Administrate Trump (që ka më së paku 4/5 adresa konsultuese vendimarrëse) natyrisht, që ska asnjë Plan e asnjë Marreveshje (ndoshta me shkrim) për "këmbim territoresh",ama, nuk e përjashtoj fare një të tillë gojore, që e gatuan triada thaçi&vuçiq&rama, s'bashku me lobin serbo-greko-rus. 

2. Meqenëse, pushtetarët tanë gjatë gjithë periudhës së pasluftës u fascinuan dhe notonin në luksin e krimit e korrupsionit, lobet serbo-ruso-greke punuan pa ia nda me kongresmen e njerëz që ushtrojnë ndikim në "ëndrren amerikane" (koncept ky i Jeremy Rifkin) 

3. Eh! Planin e ka Thaçi me Vuçiqin e Ramen! 

Grenellit e Palmerit i ka mbetur veç amini me ia bë këtij pazari dhe me e "shitë", si produkt "made in Amerika"! 

Tash, këta 82 deputet që e rrëzuan qeverinë legale dhe legjitime, veç duhet (sikurse  në demarkacion) me ngrit dorën dhe me e aprovu ne Kuvend. 

Mirëpo, jam shumë i sigurt që qytetaria s'do rri duarkryq... dhe se do i shfrytëzoj gjitha mjetet për ta ndalë këtë transaksion të dëmshëm për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco