Zgjerimi i virusit rritë numrin e vdekjeve

Zgjerimi i virusit rritë numrin e vdekjeve

Nga Daut Dauti - 26/03/2020

Numri i të vdekurve në Britani sot ka arritur shifrën 465 kurse ai i të infektuarëve është 9 529. Ekspertët e fushës mjekësore infektive të universitetit të Oxford-it dhe Cambridge-it kanë botuar një artikull në ‘The Finacial Times’ ku argumentojnë se është shumë e mundshme që në Britani të Madhe tani më është infektuar më shumë se gjysma e popullsisë. Pra, shifra zyrtare e të infektuatrëve nuk është aspak reale pasi që ajo rezulton vetëm nga ata që janë testuar.

Në mesin e të infektuarëve është edhe princi Charles, 71 vjeçar dhe trashëgimtar i fronit të mbretërisë britanike. Ai tashti është izoluar në një pronë të familjes në malësi të Skocisë ku gjendet një pallat me rreth 22 000 hektarë tokë. Princi është infektuar me 9 mars në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë rreth 2000 veta.

Shërbimet shëndetësore janë në konsolidim e sipër për të pritur të keqen e madhe. Deri tashti më shumë se 400 000 njerëz janë lajmëruar për t’u angazhuar vullnetarisht në ndihmë të ekipeve shëndetësore apo në role tjera kundër virusit.

Londra, në disa pjesë ka filluar ta marrë pamjen e qytetit të braktisur. Tani më shumica e shitoreve janë mbyllur. Disa mijëra prej tyre mendohet se nuk do të hapen kurrë më për shkak se situata e rëndë do të zgjas me muaj e që do të kulminoj me një krizë të madhe ekonomike.

Ditët janë me diell sikur në pranverë por moti është i ftoftë sikur në fillim të dimrit. Londra kurrë nuk ka qenë kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco