Shtrirja e virusit në Britani të Madhe

Shtrirja e virusit në Britani të Madhe

Nga Daut Dauti - 25/03/2020

Virusi vdekjeprurës Korona duket se në Britani të Madhe është duke u shtrirë pa ndonjë pengesë serioze. Rajonet më të sulmuara janë Londra dhe Anglia jug-lindore. Numri i të vdekurve ka arritur shifrën 422 me tendencë të rritjes të dukshme gjatë ditëve të ardhshme.

Masat që ka ndërmarrë qeveria janë duke u konsideruar si të vonshme dhe të pjesshme. Në realitet qeveria, edhepse ka shpallur gjendje të luftës, ende nuk ka lëshuar asnjë urdhëresë pos vendimit për mbylljen e shkollave. Masat janë të vonshme dhe joefikase. Pasi që kjo qasje nuk është duke dhënë rezultat, opozita ka bërë thirrje që masat të jenë të shpejta dhe adekuate. Mediat, duke kritikuar qeverinë për neglizhencë të situatës, kanë vënë në pahë se disa spitale nuk janë të përgadituara për situatën e rëndë që e pret vendin. Në disa raste është bërë me dije se mjekëve iu mungojnë edhe përgaditjet themelore mbrojtëse siç janë maskat dhe rrobat adekuate. Sistemi shëndetësor britanik ka kohë që kritikohet për mungesa serioze që pengojnë kryerjes së detyrës në mënyrë adekuate.

Megithatë, qeveria insiton se është duke bërë tërë atë që është e mundshme dhe është zotuar se 1. 5 milionë njerëzit e rrezikuar që do të goditen për vdekje, do ta kenë mbrojtjen e nevojshme. Por, nuk duket se për këtë kategori të pafat është bërë diçka më shumë se sa këshillimet. Më se 65 000 mjekë dhe infermiere që janë pensionuar, janë ftuar që të kthehen në punë për të zbutur mungesën e tyre që po hetohet dukshëm. Rreth 20 000 ushtarë qëndrojnë të gatshëm që t’i dalin në ndihmë qeverisë në zbatimin e programit të saj emergjent. Por, gjithçka duket se është duke u bërë ngadalë përkundër virusit që po shpërndahet shpejt.

Përkundër këshillave që të evitohet vdekja masive, për aq sa është e mundshme, duket që një masë e njerëzve janë duke shprehur mosbindje në këtë drejtim. Këshillat që të evitohen kontaktet publike dhe sociale nuk janë duke dhënë rezultat. Gjatë uikendit mijëra njerëz kanë mësy parqet e qyteteve dhe bregdetin për shetitje. Këtë dukuri është duke e ndihmuar edhe transporti publik i cili ende është në funksion përkundër kritikave që ai duhet të mbyllet. Trenat ende qarkullojnë të stërngarkuar me njerëz, e cila gjë është kundër këshillave për të mbajtur distancën e nevojshme. Mosbindja ka ndikuar që kryeministri të ‘kërcënohet’ me masa të reja dhe strikte.

Sidoqoftë, ditët e ardhshme janë kritike dhe në masë mbretëron frika nëse Britania e Madhe do ta kaloj këtë epidemi vdekjeprurëse më keq apo më mirë se Italia. Britania qëndron dy javë pas Italisë. Por, gjendja e tashme e Italisë ka mundësi reale të jetë e ardhmja e Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco