Mos u ktheni, me ose pa dashjen tuaj, në instrumente të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Mos u ktheni, me ose pa dashjen tuaj, në instrumente të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Nga Islam Lauka - 24/03/2020

Letër e hapur

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Të nderuar deputetë,

Po ju shkruaj nga shtëpia ime në Prishtinë, ku si të gjithë qytetarët e Kosovës, po përpiqem të zbatoj rregullat e distancimit social në kuadrin e luftës kundër pandemisë.
Në pamundësi për të komunikuar me ju, në ndonj? formë tjetër, më lejoni që t`ju drejtohem me këtë letër të hapur.
Mora vesh se nesër, në orën 11.00, do të mblidheni për të diskutuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të diskutuar ?ështje politike serioze në një situatë kaq kritike.
Sugjerimi im është që të mos merrni fare pjesë në këtë seancë por të zbatoni edhe ju rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Megjithatë, edhe në qoftë se shkoni në Kuvend, këshilla ime do të ishte që të mos votoni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Mos u ktheni, me ose pa dashjen tuaj, në instrumente të realizimit të egove dhe interesave të ngushta të Hashim Tha?it dhe Isa Mustafës. Mendoni për pasojat e votës suaj, e cila, në rast të rrëzimit të qeverisë, do ta fuste vendin në një krizë të thellë institucionale dhe do të deformonte vullnetin politik të qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Të nderuar deputetë,

Përpiquni të reflektoni që gjithë ky sulm i papërmbajtur dhe i orkestruar nga Tha?i dhe Mustafa kundër Albin Kurtit (por edhe Vjosa Osmanit dhe të rinjve të tjerë që erdhën në pushtet me votën e 6 tetorit 2019) është pjesë e përpjekjeve të tyre konstante për të mbrojtur të vjetrën kundër të resë, regresin kundër progresit, autoritarizmin kundër demokracisë, shtetin e kapur kundër sundimit të ligjit dhe të së drejtës, vullnetin e individit kundër atij të popullit, delegjitimitetin kundër legjetimitetit, interesin privat kundër atij publik, të politikës së pazareve me Serbinë, kundër politikës parimore e dinjitoze në favor të interesave tona shtetërore dhe kombëtare.
Mos ua vini veshin thirrjeve për të votuar në bllok, si? kërkon partia ku bëni pjesë. Udhëhiquni vetëm nga ndërgjegja juaj, si përfaqësues, jo të partisë, por të popullit. Në rend të parë dhe mbi gjith?ka duhet të jenë interesat jetike të popullit dhe të Kosovës si shtet. Këto interesa kërkojnë që sot të hiqet dorë nga lojërat e rrezikshme politike për pushtet dhe të gjithë t`i përkushtohemi frontit të luftës kundër armikut të përbashkët, të cilit i ka shpallur luftë gjithë njerëzimi-kundër Covid-19.
Duke ju uruar shëndet, të nderuar deputetë, ju dhe familjeve tuaja, mbetem me shpresë në mirëkuptimin tuaj.


Islam Lauka
Prishtinë, 24.03.2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco