Kush është kontakt i afërt i një rasti të dyshimtë osë të vërtetuar me Covid-10?

Kush është kontakt i afërt i një rasti të dyshimtë osë të vërtetuar me Covid-10?

Nga Lul Raka - 24/03/2020

• Personi që jeton në të njëjtën familje me rastin COVID-19;

• Personi që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë fizik me rastin COVID-19 (p.sh. shtrëngimi i duarve);

• Personi që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë të pambrojtur me sekrecionet infektive të një rasti COVID-19 (p.sh. i dyshimti i ka kollitur në fytyrë);

• Personi që ka qëndruar ballë për ballë me një rast COVID-19 në distancë më pak se 2 metra dhe në kohëzgjatje prej më shumë se 15 minuta;

• Personi që ka qëndruar në të njejtin ambient të mbyllur (p.sh. klasë, sallë e takimit, pritëtore në spital, etj.) me një rast COVID-19 në kohëzgjatje prej më shumë se 15 minutash

dhe ka qenë në një distancë prej më pak se 2 metra;

• Një punëtor shëndetësor ose një person tjetër që kujdeset drejtpërdrejt për një rast me COVID-19, ose një laborant që ka marrë mostra nga një rast me COVID-19, dhe të cilët janë

kujdesur për rastin COVID-19 pa i përdorur pajisjet personale mbrojtëse të rekomanduara (PPM) ose që kanë bërë shkelje të parimeve të përdorimit të PPM;

• Një kontakt në një aeroplan, i ulur në distancë prej dy ulëseve (në çfarëdo drejtimi) të rastit me COVID-19, shoqëruesit e udhëtimit ose personat që ofrojnë kujdes, dhe anëtarët e

ekuipazhit që shërbejnë në pjesën e avionit, ku ishte ulur rasti COVID-19 (nëse personi i dyshimtë ka pasqyrë të rëndë klinike dhe ka lëvizur nëpër aeroplan, duke treguar për një

ekspozim të lartë, atëherë të gjithë pasagjerët që kanë qenë ulur në atë pjesë apo komplet udhëtarët e aeroplanit mund të konsiderohen kontakt i afërt).

Lidhja epidemiologjike me një rast të mundshëm ose të konfirmuar të sëmundjes mund të ketë ndodhur brenda një periudhe 14-ditore para shfaqjes së sëmundjes në rastin e dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco