Thirrja antikushtetuese e Presidentit për mosbindje civile

Thirrja antikushtetuese e Presidentit për mosbindje civile

Nga Tomorr Avdia - 24/03/2020

Mbështetjes se ballafaqimit me pandeminë sot i është bashkuar edhe Bashkimi Evropian dhe vendet e Quin-it, ku përmes një deklarate ka bërë të ditur se qëndrojmë së bashku me Kosovën në luftën kundër Coronavirusit dhe se duhet në këtë kohë lihen me një anë lufta politike.

Për më tepër në ketë deklarate ata bëjnë thirrje se nuk është koha e antagonizmave politik, por e një veprimi të shpejte dhe të matur karshi pandemisë me përmasa shqetësuese.

Por, anipse të gjithë liderët e kane përshëndetur ketë thirrje të BE-së, ata nuk kane ndaluar luftën praktike në teren, duke akuzuar njeri-tjetrin për shkelje kushtetuese, kapërcim të autorizimeve dhe papërgjegjësi në kuadër të kompetencave që kanë.

Në një hark kohor prej 12 orëve, Presidenti i vendit Hashim Thaci ka mbajtur dy konferenca të ‘jashtëzakonshme’ për media, derisa Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti me një vendim të saj ka shpallur një orar dhe rregull të lëvizjes, duke ftuar qytetaret qe t’i përmbahen këtij vendimi.

Por, ajo qe bie në sy dhe le shije të keqe në gjithë ketë është se e gjithë kjo “lufte vendimesh, mendimesh e interpretimesh” po rezulton me tepër si një gare për me shume pushtet e kompetenca sesa një angazhim adekuat kundrejt situatës se krijuar.

 Përmes kësaj ata po rishfaqin edhe njëherë mungesën e papërgjegjësisë ndaj qytetareve dhe gjendjes se krijuar, në një kohe kur populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e kësaj pandemie.

Kësaj gare të së keqes i prinë shefi i shteti, Thaçi i cili në hartën e veprimeve të tija, për të marrë çdo kontroll dhe në pushtetin ekzekutiv, ka alarmuar se gjoja qeveria paska shkelur të drejta e qytetare. Presidenti i cila ka detyrë sëpari të mbrojë qytetaret ai me veprimet e tija po bënë të kundërta i cili në vend që të bashkohet vullneti të institucioneve bënë thirrje ndaj policisë dhe organeve të tjera që mos të zbatohen vendimet e qeverisë.

Thirrja e mbrëmshme z. President dhe tingëllima më hollë sot në mëngjes,  për mos bindje qytetare ndaj vendimeve të qeverisë janë shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Këtu duhet të citoi një qytetar i cili pak minuat para nisjes së  zbatimit të vendimit të qeveri isha pas tij, duke dale nga një maket i kryeqyteti, kur i erdhi një telefonat duke folur me miku e tij rreth dyzimit të vendimeve të politikës ai i tha mikut të tij, “se qeveria ka ndalu me dal sot, por nuk e di shka dreqin  ka ky Thaçi që po përzihet, kush se merre vesh ”.   

Por njohësit e Kushtetutës thonë se shefi i shteti e ka të ndaluar të marrin veprime në kundërshtim me ato qeverisë apo të bëjnë thirrje, për mos zbatimin e tyre publikisht, për deri sa nuk ka një vendim ndryshme nga organi mbikqyresë Gjykata Kushtetues.

Deri sa nuk ka një vendim ndryshe vendime e qeverisë duhet vetme të zbatohen.         

Është momenti i fundit që kjo klase e papërgjegjshme politike të reflektoj sepse një lufte në dy fronte në shumicën e rasteve është e destinuar te dështoje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco