'Të marrësh bukën me listë në 2020-ën?! Basha dëgjon hallet e grave fierake

'Të marrësh bukën me listë në 2020-ën?! Basha dëgjon hallet e grave fierake

14:52, 22/02/2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në vazhdën e turit të tij “Po të dëgjoj” me qytetarët anembanë vendit, është takuar sot me gra fierake dhe ka dëgjuar problemet e tyre. “Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten, - tregon Basha në videon e publikuar në Fb. - Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do të vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë.”

Dialogu

Basha: Herën e fundit që kam qënë në Fier, ka qënë para 2-3 muajsh. Ka qënë e shtunë, kemi takuar gjithsej 5 apo 6 veta. Dyqanet bosh.

Një zonjë: Unë jam burrë e grua pa punë.

Basha: Po si jeton?

Zonja: Duke më dhënë ti, ajo, ajo…

Basha: Familjare.

Zonja: A është jetë kjo?! Të marrëshë bukën me listë në 2020-ën?!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco