Industria e vezëve po pëson humbje me taksën

Industria e vezëve po pëson humbje me taksën

14:33, 22/02/2020

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari , reagon ndaj sulmit me vezë ndaj zv.kryeministrit Hoti. Ajo  thotë gjuajtje me vezë?!?! A bash me vezë mendoni me e ndalë taksën a?

Sipas saj një informatë që ndoshta ju ka ik, industria e ushqimit në përgjithësi dhe e vezëve e mishit të pulës në veçanti, po pëson humbje çdo ditë me taksën. Kjo vetëm sa me i kursy vezët nga simboli i “rezistencës” për taksën.

"Nëse veprimi opozitar tash e tutje do të jetë gjuajtja me vezë pozitën, sikur që u bë sot ndaj zv/km Avdullah Hotit, atëherë njejtë sikur edhe qeverisja juaj deri tash, do të jenë kopje e keqe e tjetër kujt", tha Kusari.

Ajo shton se në qeverisjen paraprake pamë vetëm ngarendje pas kapjes së shtetit, tenderomani, nepotizëm e mos më keq. Izolim të shtetit dhe humbje të besimit të qytetarëve se ndonjëherë do të bëhet mirë në këtë vend. 6 Tetori ndërroi këtë ndjenjë, solli shpresë dhe besim për shtetin e ri.

"Tash ju që keni dalë në opozitë, keni pak më shumë kohë të mendoni dhe të jeni më kreativ në ofrim të alternativave. Andaj, leni vezët e mendoni pak më shumë çka i bën mirë demokracisë së vendit kur ju bëni opozitën e mirëfilltë", tha Kusari.

Deputetja shton se si e bëni ju pushtetin e pamë, andaj i humbet zgjedhjet. Treteni mirë këtë realitet dhe kuptojeni se shumë gjatë do të mbeteni opozitë nëse krejt çfarë do të bëni është të gjuani me vezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco