Meta takon reporteren e Parlamentit Europian: Qëllimi maxhorancës rikthimi i diktaturës

Meta takon reporteren e Parlamentit Europian: Qëllimi maxhorancës rikthimi i diktaturës

16:59, 21/02/2020

Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë raporteren e Parlamentit Europian, Izabel Santos, ku ndërsa e ka falenderuar për ndihmën që institucionet europiane dhanë në ndihmë të popullit shqiptar, u bisedua ndër të tjera edhe kapja që maxhoranca po kërkon ti bëjë Gjykatës Kushtetuese.

‘Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco