2 Marsi/ Bejtja: Ilir Meta të bëhet revolucionar

2 Marsi/ Bejtja: Ilir Meta të bëhet revolucionar

21:56, 20/02/2020

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja mendon se, presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përplasjen e re me qeverinë, nuk i mbetet që tjetër vetëm se të bëhet revolucionar.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment shumë kritik, ndërsa me gjithë këto shkelje të Kushtetutës, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë revolucionarin.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të bëjë qëndresë apo të jap dorëheqjen. Është rasti i parë kur një presidenti nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare. Të isha Ilir Meta unë do kisha ikur me kohë. Po të isha opozitë do kisha bërë bojkot që kur u zgjodh prokurorja me 69 vota”, u shpreh ndër të tjera Bejtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco