Kryesindikalisti akuzon krerët e RTK-së

Kryesindikalisti akuzon krerët e RTK-së

21:06, 20/02/2020

Kryesindikalisti i RTK-së, Fadil Hoxha ka akuzuar krerët e këtij institucioni se qëndrojnë në ulëse të drejtorit gjeneral, ani pse pa votat e nevojshme të Bordit.

“Ne ulesen e Drejtorit gjeneral e kemi personin i cili pa votat e nevojshme te Bordit eshte ne ate pozite”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shkruar se ky i fundit pjesën më të madhe të votuesve i quan prorus dhe antiperëndimor, por prap vazhdon të qëndrojë në ulësen e drejtorit të Mediave Online, përcjell Syri.net Kosova.

“Personi i cili pjesen me te madhe te votuesve i quan prorus dhe antiperendimor eshte ne ulesen e drejtorit te Mediave Online”.

“Shef editorial eshte ai i cili ne cilen dite e ore don, del para kamerave, flet e ofendon sipas qefit te tij pa i dhene llogari askujt”, ka shtuar Hoxha.

“Produksionet e jashtme çdo dite kercenojne me permbarues e gjykata per realizim te borxhit, pa u merzite fare nesa keto para i marrin edhe nga buxheti per pagat tona”.

“Pengmarrja ndryshe nuk eshte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco