Grenell emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtar/ Presidenti Thaçi i uron suksese në misionin e ri

Grenell emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtar/ Presidenti Thaçi i uron suksese në misionin e ri

16:35, 20/02/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se emërimi i ambasadorit Grenell në pozitën e re është një zgjedhje e shkëlqyer nga ana e presidentit, Donald Trump.

“Ambasadori Grenell ka bërë një punë të madhe si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për të mbajtur SHBA-në dhe botën më të sigurtë”, ka shkruar Thaçi.

Angazhimi i Grenellit në dialogun Kosovë-Serbi

Në tetor të vitit 2019, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Emërimi i tij u mirëprit nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Disa muaj më pas, nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, dhe atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Grenell, është zotuar se në misionin e tij ndërmjetësues, do të fokusohet që Prishtina dhe Beogradi t’i tejkalojnë çështjet e hapura nga fusha e ekonomisë, në mënyrë që të vazhdohet tutje drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila sipas tij do të ishte e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe joshëse për investimet nga jashtë.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018.

Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco