Kurti e përkujton Kongresin e Lushnjës

Kurti e përkujton Kongresin e Lushnjës

21:26, 21/01/2020

“Nëse lufta vjen te ti e ti nuk je pjesëmarrës, atëherë shndërrohesh në fushëbetejën e tjetërkujt”.

Kështu ka shkruar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, përcjell Syri.net Kosova.

“ Kjo u ndodhi shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore dhe në dy luftërat ballkanike që i paraprinë asaj. Shqiptarët nuk e gjetën unitetin e brendshëm, dhe shpresat për shpëtim i varën gjithnjë te fuqitë e mëdha, prandaj gjatë këtyre luftërave u gjendën të copëtuar, të përçarë e në anarki, si te situata që ndërton Ismail Kadare në librin “Viti i Mbrapshtë”.”, ka thënë ai.

Ai ka kujtuar mbledhjen e patriotëve shqiptarë në Kongresin e Lushnjës pikërisht më 21 janar 1920.

“Më 21 janar 1920, pra 100 vite më parë, patriotët shqiptarë pas shumë përgatitjesh, u mblodhën në Lushnjë, në Kongresin e Lushnjës. Aty vendosën të mos ndalen në përpjekjen e tyre politike e ushtarake për drejtësi e liri për shqiptarët. Gjatë Konferencës së Paqes në Paris ata kishin marrë mbështetje nga presidenti amerikan Ëoodroë Ëilson, e kur kishin falënderuar ambasadorin amerikan në Paris dhe i kishin thënë se gjithë shpresën e kishin te Amerika, ai u ishte përgjigjur: “shpresën duhet ta keni te vetja juaj”. Këtë mesazh patriotët shqiptarë e kuptuan mirë, prandaj thirrën Kongresin e Lushnjës ku zgjodhën një qeveri të re e të pavarur, me në krye Sulejman Delvinën. Prej aty dërguan një mesazh përfaqësuesve të huaj, me katër pjesë”, shkruan ai.

"Mësimet që mund të nxjerrim nga historia jonë janë shumë. E përkujtojmë me nderim Kongresin e Lushnjës, dhe ua urojmë Shqipërisë e shqiptarëve 100 vjetorin e parlamentarizmit".

Për më shumë ndiqeni postimin e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco