Turizëm diplomatik, Rama me antiplumb në Ukrainë

Turizëm diplomatik, Rama me antiplumb në Ukrainë

20:46, 21/01/2020

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ka zhvilluar një vizitë në bazën ushtarake “Shiroky” në Kharkivit të Ukrainës.

Kjo është një nga zonat më të pasigurta në Evropë për shkak të konfliktit me paramilitarët rusë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë Rama, si dhe delegacioni shoqërues është pajisur me jelekë antiplumb për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren”, deklaronte Rama një ditë më parë.

Në një kohë kur Ukraina i kërkoi fonde, gjithë këto shpenzime për të çuar një kryeministër në zonë luftimesh, është thjesht show-i i rradhës i një politikani që i ka shumë përzemër. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco