Presidenti i AEL Larsas lëshon ‘bombën’: Shqiptarët po drogojnë fëmijët e akademisë

Presidenti i AEL Larsas lëshon ‘bombën’: Shqiptarët po drogojnë fëmijët e akademisë

15:02, 07/12/2019

Avokati i njohur grek, Aleksis Kujas njëkohësisht dhe president i AEL Larsas, ka lëshuar "bombën" me një deklaratë ku bën me dije se disa trafikantë shqiptarë po  
drogojnë  lojtarët e akademisë së klubit helen.

Në deklaratën e tij bombastike, Kujas rrëfen ka gjetur fëmijë të moshës 14-vjeçare në gjendje shumë të rëndë pas përdorimit të lëndëve narkotike.

Image

DEKLARATA

“Dua të premtoj për familjet e tifozëve që m’u lutën të shkoja në tribunën lindore se kjo gjë nuk do të ndodhë më. Trafikantët shqiptarë të drogës ishin aty së bashku me fëmijët 13- 14-vjeçarë, mes tyre dhe fëmijët e skuadrës U-14 të Larisës. I kam gjetur në gjendje të keqe pas përdorimit të lëndëve narkotike. Kjo ka larguar tifozët nga vendet e tyre, por nuk do të ndodhë më. Që nga ndeshja tjetër ndaj Atromitos, nuk do të guxojnë të jenë aty.

Klubi do të kontaktojë me prindërit e një 14- vjeçari të akademisë së Larisës, për t’i bërë të ditur se është një fëmijë i rrezikshëm. Neglizhenca e policisë kundrejt këtyre trafikantëve të drogës, që i japin lëndë narkotike 13, 14 dhe 15-vjeçarëve në ndeshjet e Larisës, duhet të sjellë patjetër reagimin e organeve më të larta. Unë u ula në atë tribunë pa truproja, por vetëm me kreun e kompanisë private të sigurisë. Isha aty për të siguruar prova dhe për të fotografuar personat e droguar që bënin presion te tifozët”, ka deklaruar ndër të tjera për ngjarjen presidenti i Larisës, Aleksis Kujas. Ky i fundit u përfshi në një zënkë me disa tifozë të droguar pas ndeshjes Larisa-Kallamata 1-0.

Skuadra ku përveç Kaçes aktivizohen edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë (Fatjon Andoni dhe Gertin Hoxhalli) u eliminua në Kupë nga Kallamata e Ligës së Tretë. Kjo shkaktoi edhe një revoltë të ultrasve të Larisës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco