Përfitimet për kompanitë e sigurimeve, dështimet i paguajnë qytetarët

Përfitimet për kompanitë e sigurimeve, dështimet i paguajnë qytetarët

11:56, 21/11/2019

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë, duan që përfitimet financiare t’i marrin për vete si biznese private, ndërsa kostot e dështimeve të tyre t’i paguajnë qytetarët me çmime të reja të polisës së sigurimit.

Kështu e vlerëson, vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për rritjen e çmimit të sigurimit për automjete prej 26 përqind ,profesori Safet Merovci përmes një shkrimi në Facebook.
“Pse të shpëtohen kompanitë të cilat aktivitet primar e kanë fitimin e parave, me rrezikun e falimentimit, nëse kanë perfomancë të dobët” ka shkruar Merovci.

Tutje sipas tij, në treg le të mbesin vetëm kompanitë likuide, konkurruese në treg, por jo në kurriz të qytetarëve, të ndihmuar pa të drejtë nga injoranca funksionale e BQK-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco