Konkursi në Telekom/ Reagon Istrefi: Ai konkurs u hap pa dijeninë time

Konkursi në Telekom/ Reagon Istrefi: Ai konkurs u hap pa dijeninë time

14:18, 12/11/2019

Pas lajmit se Telekomi i Kosovës, ka hapur konkurs për punësimin e 10 personave, 5 zyrtarë për shitje dhe 5 teknik në kundërshtim të vendimit të mëparshëm, ku ndaloheshin punësimet e reja në këtë ndërmarrje, ka reaguar Kryeshefi Ekzekutiv Bedri Istrefi.

Ai ka pohuar se konkursi që u hap së fundmi në këtë Telekom, u bë pa dijeninë e tij.

Istrefi thotë se hapja e konkursit u bë gjatë vikendit, kur ai s’ishte në detyrë.

“Konkursi është hapur pa lejen e pa dijeninë time. Procedurat e hapjes së këtij konkursi kanë nisur të shtunën, një ditë pasi kam dalë në pushim. Gjithçka rreth këtij konkursi, është e jashtëligjshme sepse është hapur pa lejen time”, tha ai.

Kujtojmë dhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka hapur konkurs për punësimin e 10 personave, 5 zyrtarë për shitje dhe 5 teknik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco