Anarki në RTK, kërkohet hetim parlamentar

Anarki në RTK, kërkohet hetim parlamentar

14:15, 12/11/2019

Përmes një komunikate për media, drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së në përbërje të kryetarit, Fadil B.Hoxha dhe anëtarëve të kryesisë, Zana Ramadani dhe Veton Rugova, kanë njoftuar se janë takuar sot me përfaqësuesit e LDK-së, Avdullah Hotin dhe Besian Mustafën.

Në këtë takim, sindikalistët shprehën shqetësimin e tyre rreth gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Transmetuesi Publik, si pasojë e kontratave abuzive të lidhura me producentë të pavarur e operatorë ekomomik, mungesës së investimeve kapitale, përjashtimit të profesionistëve nga pozitat menaxheriale e editoriale, shpenzimeve pa kontroll për qiramarrje të pajisjeve teknike, e shumë parregullsive tjera.

Sipas sindikalistëve, kulmi i stërkeqjes është arritur me zgjedhjen paligjshme të drejtorit gjeneral të RTK-së nga Bordi i saj, veprim ky që e ka dëmtuar Transmetuesin Publik gati në shkallë të pariparueshme.

Sindikalistët kërkuan nga përfaqësuesit e LDK-së, që të gjitha këto parregullsi, të hetohen nga një komision i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

Udhëheqësit sindikal shtruan edhe moszgjidhjen e çështjes së pronës, objektit e ligjit të ri, dhe kërkuan që këto tema esenciale për RTK-në, të marrin përgjigje nga legjistlativi i ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco