Dhuna tek Astiri/ ‘Shumë  e rrezikshme për demokracinë, Budina: Policia një vegël qorre e pushtetit

Dhuna tek Astiri/ ‘Shumë e rrezikshme për demokracinë, Budina: Policia një vegël qorre e pushtetit

13:22, 12/11/2019

Regjisori i njohur Robert Budina ka reaguar për dhunën e ashpër të policisë tek Astiri.

Ai i ka qene dëshmitar i asaj sjlle te policisë së Shtetit.

Ai tha gjatë një interviste në Syri Tv se “Policia me një ftohtësi kriminale ishin të bindur që ti gjuanin me gaz lostsjellës. Na plasën tek këmbët”.

“Policia nuk sulmon kur nuk është e sulmuar. Ata sulmuan kur banoret ishin më të pambrojtur se kurrë”.

“U hodhem nga një çati në tjetrën që të shpëtonim nga policia e u hodhëm në një rrugicë”.

“Eshtë si na filmat e kohës së Enverit kur sulmonte fashizmi e tani po na sulmon komunizmi”.

“Nuk më kishte shkuar në mend se me çfarë kishim te bejmë kur pash dhunën e policisë”.

“Kjo tregon se sa i pandjeshëm është ky pushtet ndaj qytetarëve të tij”.

“Policia e shtetit  është kthyer në një vegël qorre të pushtetit dhe është shumë  e e rrezikshme për demokracinë”, tha regjisori Budina.

“Aty është gjithë jeta e tyre, ishin të vendosur dhe të organizuar. Pashë se si dy perosna u rrahën barbarisht nga policia. Kishte një vendosmeri të jashtëzkonshme”.

“Ndoshta policia nuk e kupton tani, por do ta kuptojë kur të përblket me zëmërimin e njerëzve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco