Policia e Kosovës po shtohet/ Fillon trajnimi i kadetëve të rinjë

Policia e Kosovës po shtohet/ Fillon trajnimi i kadetëve të rinjë

13:27, 12/11/2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 11 nëntor 2019, ka filluar trajnimi për policë të rinj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri i cili do zgjasë 9 muaj.

Mirëseardhje kadetëve të rinj iu dëshiruan eprorët e lartë në kuadër të Divizionit të Trajnimit të Policisë së Kosovës dhe drejtori i AKSP-së.

Sipas njoftimit të policisë, përmbajtja e këtij trajnimit ka të bëjë me: kryerjen e aktiviteteve të përgjithshme policore, ligjet dhe aktet nënligjore që ndërlidhen me policinë, policimi në bashkësi, rendi dhe siguria publike, armët e zjarrit, siguria në komunikacion, hetimi i veprave penale dhe kundërvajtjeve, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, taktikat mbrojtëse etj.

Pas përfundimit të këtij trajnimi policët e rinj do të caktohen në stacione policore për të vazhduar me trajnimin fushor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco