‘Njeriu i Trump’ për liri fetare, Sam Brownback vjen në Kosovë

‘Njeriu i Trump’ për liri fetare, Sam Brownback vjen në Kosovë

22:18, 08/11/2019

Ambasadori  amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback do të bëj një vizitë në vendet e Ballkanit.

Ai do të vizitojë Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Hollandën nga 10 deri në 20 Nëntor, tha Departamenti i Shtetit.

Brownback do të vizitojë fillimisht Beogradin me 11 nëntor. 

Atje do të takohet me Patrikanin Ortodoks serb Irinej dhe përfaqësues të grupeve të tjera fetare për të diskutuar lirinë e fesë në Serbi.

Ambasadori Brownback do të arrijë në Prishtinë në 14 nëntor për të folur në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për pluralizmin fetar të rinjve nga komunitete të ndryshme fetare. 

Ambasadori Brownback gjithashtu do të takohet me udhëheqësit fetarë.

Më 18-19 nëntor, Ambasadori Brownback do të jetë në Tiranë, Shqipëri, ku do të flasë në konferencën “Feja si një instrument i paqes”. 

Shqipëria po pret këtë konferencë rajonale që synon promovimin e lirisë fetare në rajon. 

Ambasadori Brownback gjithashtu do të takohet me udhëheqës të ndryshëm qeveritar dhe fetarë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco