Ministria e Punëve të Jashtme i ka reaguar brendit të njohur “La Coste”, i cili sponsorizon tenistin serb, Novak Djokoviq, kjo pasi ky i fundit nderoi tre terroristët që u vranë në veri.
MPJ përmes një shkrimi në Twitter, ka etiketuar brendin duke i përmendur se polici i vrarë, Afrim Bunajku, ka qenë një baba, bashkëshort dhe shërbyes i shtetit të tij dhe gjithë qytetarëve.
“Ai u vra në në sulm terrorist i cil u dënua nga ShBA dhe BE-ja. Personi që ju e sponsorizoni, Djokoviq, sapo nderoi këta terroristë para 13.9 milionë ndjekësve të tij.” – thuhet në postim.
Po ashtu, MPJ-ja ka pyetur nëse brendi miliardë dollarësh dëshiron të jetë i lidhur me glorifikimin e terrorizmit.
“Ju me sigri nuk dëshironi që biznesi juaj miliardë dollarësh të jetë i lidhur me glorifikimin e terrorizmit?” – thuhet në fund.
This terrorist attack constitutes an act of aggression against Kosova's sovereignty,territorial integrity & national security.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) September 28, 2023
We will not tolerate attacks on 🇽🇰 right to exist.
You surely don't want your billion-dollar brand to be associated with glorification of terrorism?
© SYRI.net