Pë të folur për ngjarjen e rëndë e shënuar ditën e djeshmë në veri të Kosovës, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ gazetari Muharrem Kafexhiu.
Kafexhiu u shpreh se mbrëmë u pa qartë se Vuçiçi vajtoi pasi plani që ai kishte thurur për një destabilizim i dështoi dhe kjo falë policisë së Kosvës.
''Shihet qartë Vuçiçi vajtoi mbrëmë. Ajo që shënoi dje Serbia ishte një autogol mbase i pariparueshëm. I dështoi plani totalisht kjo falë profesionalizmit të policisë së Kosovës. Autoritetet kosovare u treguan të mençura dhe bashkëpunuese sepse treguan faktin se janë në gjendje dhe të negociojnë që të mos destabilizohet situata.
Kur them këtë nënkuptoj faktin që ata u treguan të gatshëm që të ndërhyjnë pa bërë një përshkallzim të mëtejshëm sepse kur ata rrethuan manastirin dhe pse jo plotësisht përshkak të pozitës strategjike të manastirit Policia kreu detyrën me vigjilencë maksimale, për të cilën dhe u lavdërua. Nga ana tjetër Vuçiçi humbi dhe politikisht ndërsa fakti që vajtoi mbrëmë pra duke luajtur rolin e gjynafqarit tregon mjaftueshëm që i gjithë i plani ka qenë i organizuar nga Beogradi pavarësisht nga inteligjenca ose nga qeveria por e rëndësishme është se dështoi.' u shpreh Kafexhiu për 'Kafe shqeto'
Kafe shqeto: Ka qënë e mirëorganizuar e gjithë ajo çfarë ka ndodhur dje në veri të kosovës?
Kafexhiu: Jo aspak ka qenë i befasishëm rasti kur policia ka hequr barrikadat të vendosura. Ndërkaq kjo ka qenë e programuar sepse të kapët një artileri e rëndë, me mitraloz, kallashnikov, duhet një goxha një organizim. Për më tepër atje janë kapur afro 20 vetura që nuk kishin tagrat e Kosovës, ka pasur dhe të blinduara, çfarë nënkupton se ky organizim duhet kohë dhe vend për të bërë diçka që nuk është e kobshme realisht për një pozicion të atillë ku dhe gjendet Banjska. Nga ato informacione që qarkullojnë deri më tani organizmi ka qenë me një qëllim që manastiri të shfrytëzohet për një deeskalim të mundshëm ndërsa fajet t'i lihet Kosovës si një sulmuese e këtyre manastireve.
Historiku: Po çfarë ndodhi ditën e djeshme në Kosovë?
Një zyrtar i policisë u vra dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës (24 shtator)
Në anën tjetër, tre nga terroristët serbë janë vrarë, ndërsa janë arrestuar gjashtë, dy prej të cilëve të plagosur që ishin me uniforma dhe të armatosur, ndërsa katër të tjerë u gjetën me radiolidhje, që sipas policisë dyshohet se ishin në kontakt me grupin sulmues.
Grupi i terroristëve përbëhej prej rreth 30 personave të armatosur.
Përleshja e armatosur ndodhi në fshatin Bansjka të komunës së Leposaviqit, ku grupi i armatosur u barrikadua brenda një manastiri të fshatit, i cili më vonë gjatë ditës u vu nën kontrollin e policisë.
Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh duke luajtur rolin e viktimës: “Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në veri të Kosovës, pastaj erdhi policia e Kosovës dhe tentoi t'i largonte ato barrikada, ka pasur një konflikt me serbët që kishin ngritur barrikada, dhe në atë konflikt u vra një polic nga Kosova dhe një tjetër u plagos”, tha Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Beograd.
© SYRI.net