Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës

Biliçik për dialogun: Topi është në duart e Prishtinës

21:50, 23/09/2023

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Biliçik, ka thënë se “topi” në dialog tash është te pala kosovare dhe se duhet të fillojë me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme të vazhdohet dialogu Beograd – Prishtinë, por është edhe më e rëndësishme që ai të sjellë rezultate. Topi është në duart e Prishtinës në këtë pikë. Prishtina duhet ta zhbllokojë procesin që do të çojë në themelimin e AKS-së, si dhe të bashkëpunojë për gjetjen e një zgjidhjeje praktike, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të reja në veri të Kosovës”, tha Biliçik në një intervistë për “Demostat”.

 

Ai ka komentuar po ashtu edhe deklaratat që ka dhënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që tha se BE-ja do të jetë e gatshme për zgjerim deri më 2030.

“Jam i bindur se ky është sinjal që Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe i përkushtuar për zgjerimin e ardhshëm dhe se ata që janë të gatshëm do të mund ta bëjnë këtë. Prandaj, në vend që të diskutoj për disa data konkrete për momentin, do të fokusohesha në zbatimin e reformave, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe harmonizimin me Bashkimin Evropian në të gjitha segmentet, përfshirë edhe marrëdhënie të jashtme. Për mendimin tim, këto do të ishin sinjalet më të mira se Serbia është e gatshme të anëtarësohet sa më shpejt në BE”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco