"Para dy jave ka ndodhë kjo, thash hej sahati u djeg hiqmani këtë sahat mos mboni telashe ma tepër, ja mir e ki n rregull mos ki gajle e kemi nreq për muj e për vjet".
Ngjarja e para dy javëve iu përsërit edhe njëherë pavarësisht insistimit për ta rregulluar sic duhet rrymën.
Por kësaj radhe shtëpia iu dogj tërësisht e nata iu përfundoi me tragjedi per familjen Bajramaj nga fshati Panorc i Malishevës.
Flakët që përfshinë shtëpinë në orën 2 e gjysmë të mëngjesit, nuk mundi t’iu shpëtojë 76 vjecari Ismet Bajrami.
Fatmire Bajramaj, gruaja e viktimës
“shka ish kjamet e mos me mujt e me nxjerr njërin qfar beteri.. Ky kunati dojshin me hi zjarrm, skishe ku me hi, u tutshim do digjemi krejt…”
Tre anëtarët e tjerë të familjës arritën t’i shpëtonin, por nga zjarr i madh vëllain e ndjerë nuk mundi ta nxjerrë nga shtëpia.
Mehmet Bajramaj, vëllai i viktimës
” jom ardh me nxjerr vllau ktu po ka kris xhami tani mo skam mujt, e pava tuj u djeg edhe mo ska met kurgjo skishim qysh me hi mrena u djeg perniher gjithqka flak e madhe u kon”
E lëndime të rënda pësoi edhe njëra prej anëtarëve të familjes Bajramaj, e cila u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Mehmet Bajramaj, vëllai i viktimës
” Nana e ktij u kon nalt se ky për shkall u dal e ka qit djali jem.. poajo ka u dal u rrzu e ka thy kamën edhe osht spital..”
Edhe nga Brigada e Zjarrëfikësve në Malishëve deklaruan se shuarja e zjarrit ishte më e vështirë se zakonisht.
Shqipron Shala, Brigada e Zjarrfikësve në Malishevë
” momentin që e kemi pranu thirjen.. zjarri ka qenë i madh..
Rasti u konfirmua edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë derisa bënë të ditur aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.
Ndërsa varrimi i viktimës do të bëhet të dielën në ora 12:00 .
Videon mund ta shikoni KETU.
© SYRI.net