Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po zhvillojnë hetimet.
© SYRI.net