Policia e Kosovës raporton se një i dyshuar me iniciale G.P., është kapur derisa po tentonte të hynte nga Serbia në Kosovë me mall të kontrabanduar.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për medikamente mjekësore të kontrabanduara.
“Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.”
Ndërsa, policia thotë se të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
© SYRI.net