Debat në studion e emisionit “Open” për deklaratën e ambasadës amerikane.
Gazetari Arion Sulo iu kundërvu deputetit Ervin Salianji duke i thënë se nuk ka një qëndrim të qartë dhe sipas tij, fillimisht ka qenë pro shpalljes non-grata.
Nga ana tjetër deputeti i PD e cilësoi të indoktrinuar dhe theksoi se kryetar i opozitës është ai që ka më shumë vota. Sipas tij, është një çështje që e ka zgjidhur populli.
PJESË NGA DEBATI
Sulo: Po je me amerikanët, ji me amerikanët deri në fund.
Salianji: Kundër Ramës.
Sulo: Deklaratat e sotme e ambasadës së SHBA është njësoj si e barit nga znj.Kim.
Salianji: Unë e njoh sot. Sali Berisha dhe me kundërshtimin tim…se jeni mësuar bardhë e zi…dhe pa dashjen time dhe tënden, sot është kryetar i opozitës. Kryetar partie mund të jetë Gjekmarkaj, por kryetar i opozitës është ai që ka më shumë vota. Në PD ka një kontestim për çështje ligjore. Është një çështje që e ka zgjidhur populli. Është ai kryetari i opozitës.
Sulo: Ju keni mbështetur shpalljen e tij non grata. Për mua duhet ta tërheqësh.
Salianji: Je i indoktrinuar. Kam një pyetje, z.Dash Shehi, Mediu, Duka, kë njohin që vijnë aty? Njohin Berishën për kryetar të PD-së? Nuk është grup shoqëror politika. Po njohim një fakt politik. A ka zgjidhje tjetër? Ka mo, të bëhemi si Basha me Ramën.
Sulo: Do vesh në Kukës nesër dhe do mbash miting. Kuksianët do të bëjnë një pyetje çfarë mendon për non-gratën e Berishës.
Salianji: Kuksianët e kanë të qartë, kanë një kandidat të qeverisë dhe një kandidat të opozitës. Ka dhe një tjetër që ka marrë paratë, por s’ka as kandidat asgjë, se i duhet qeverisë. Unë do i them drejtpërdrejt votoni kandidatin e opozitës. Je i indoktrinuar në këtë rast.
Sulo: Ata thonë që ne nuk hyjmë në zgjedhjet e partive politike, pastaj thotë kujdes nga Sali Berisha. Unë mendoj si ju që opozita më e madhe, më reale është z. Berisha, prandaj nuk e adresoj te Rama. Ambasada amerikane është përçarëse me këtë deklaratë, ju këtë nuk e thoni. Jeni kundërproduktivë, jeni të paqartë.
© SYRI.net