Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili, në një konferencë për media, tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e Qeveria do të mbeste pa opozitë.
“Unë e thash edhe në konferencë për medie, po e them edhe tash këtu, një gjuhë e tillë e një kryeministri që ka një masë të madhe të qytetareve prapa ti, tregon në radhë të parë për papërgjegjësinë e tij dhe, njëkohësisht, edhe papërgjegjësisë të një personi që sot udhëheq me vendin”, tha Tahiri në “Lajmet e fundit” në RTK.
Sipas tij, kërkesa e AAK-së për zgjedhje nuk vjen si rrjedhojë e një momenti të caktuar, të rastit, por vjen si rrjedhojë e një bllokade totale, e cila është duke ndodhur në Kosovë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin e jashtëm.
“Po flas për rrafshin e jashtëm, Kosovën Albin Kurti po e ruan nga Amerika, Gjermani dhe Britania e krejt BE-ja... Të gjitha këto janë duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje që e çon Kosovën më lartë, por a është ajo marrëveshje më e mirë- normal jo, por është një marrëveshje që zoti Kurti e ka pranuar, në Bruksel, në Ohër dhe në Bratislavë. Ai e ka vendosur Kosovën, pas 24 viteve, nënë sanksione”, tha Tahiri.© SYRI.net