Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.
Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një person, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.
Sipas Prokurorisë bën me dije se bëhet fjalë për një 36-vjeçar, te i cili Policia gjeti një armë zjarri, që e mbante në brez me rreth 20 fishekë.
Pas përfundimit të kontrollit policor, arma dhe fishekët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“
© SYRI.net