Një fëmijë rrihet në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, publikohen pamjet e kamerave

Një fëmijë rrihet në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, publikohen pamjet e kamerave

07:26, 19/09/2023

Qytetari Fatos Geci e ka bërë një postim në Facebook, ku shihen disa mësuese duke e rrahur një fëmijë, raporton teve1.info

Sipas Gecit, pamjet e kamerave janë në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, të cilët sipas tij e kanë rrahur nipin e tij.

Geci ka thënë se fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike derisa ka kërkuar nga organet e rendit të merren me rastin.

“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç”, ka shkruar ndër të tjera Geci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco