Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

13:05, 10/06/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale edhe situatën në Kosovë.

Berisha përsëriti se propozimi i Edi Ramës për Asociacionin ka ardhur nga Beogradi.

“Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës.

Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi.

Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi. Kosova do kthehet në kohën e bronzit, tha.

Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç.

Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij.

Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco