Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë për arrestimin e Ismailit: Serbia s’do paqe, ky skenar është i papranueshëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë për arrestimin e Ismailit: Serbia s’do paqe, ky skenar është i papranueshëm

23:22, 09/06/2023
Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

Dyshimet janë se Ismaili është arrestuar pasi ka lejuar të shfaqet një film i metrazhit të shkurtër në këtë Komunë, film ky që mbështetej nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Lutfiut, ky arrestim dëshmon se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm” ka thënë mes të tjerash Lutfiu.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco