Deklarata e fortë e Hotit: Do të shkruhen manuale se si shkatërrohet shteti për dy vjet, kjo është LVV

Deklarata e fortë e Hotit: Do të shkruhen manuale se si shkatërrohet shteti për dy vjet, kjo është LVV

23:17, 09/06/2023

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta shkatërrojë shtetin për dy vite qeverisje.

Hoti tha se për këtë do të shkruhen manuale.

“Çdo punë që është bërë në Kosovë, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në pavarësinë e vendit në njohjet që kanë ardhur pas dhe krejt çka sheh është kontribut i LDK-së por jo vetëm i yni por edhe i partnerëve me të cilët kemi bashkëqeverisur, po ashtu ka pasur gabime e lëshime gjatë qeverisjes, por dy vite të këtyre mund të karakterizohen kështu, dikush nga shkencat politike mund të shkruaj një manual se si shkatërrohet shteti për dy vjet, pra  mund shkruhen protokolle se si mund të shkatërroj një parti politike vendin për dy vjet qeverisje dhe nuk ke se si ta emërosh ndryshe qeverisjen e tyre dy vjeçare”, ka thënë ish kryeministri Hoti në T7.

Tutje ai tha se si asnjëherë më parë ka zero investime kapitale, largime nga puna dhe ikje masive të qytetarëve.

“Këta kanë marr dialogun e strukturuar për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe sot ka degraduar për kryetarët që janë mbyllur në zyre dhe konfrontim me gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe tek do t’i shohim pasojat nga këto veprime, jo vetëm të sanksioneve që mund t’i kemi, por popullata këto veprime do t’i shohin në xhepat e tyre sivjet dhe vitet e ardhshme”, ka thënë mes tjerash deputeti Hoti.

Sipas deputetit opozitar, të gjitha këto veprime të kësaj qeverie dhe prishja e marrëdhënieve me SHBA-në, janë sinjali më i keq për ekonominë e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco