Haziri: Shpresoj që Draft-Statuti i Edi Ramës mos të jetë në versionin merre ose lëre

Haziri: Shpresoj që Draft-Statuti i Edi Ramës mos të jetë në versionin merre ose lëre

22:26, 09/06/2023

Ne duhet të pranojmë dhe ta konfirmojmë se Kosova tani sa i përket hartimit të draftit është në pikën zero dhe se tani zëvendëskryeministri i ngarkuar me negociata, tani del me dokumente që vijnë nga qarqe jashtë Kosovës, pra nga Serbia për kërcënime ndaj Kosovës.

Sipas tij, tashmë dihet se doktrina e Serbisë që para viti 2008, është se gjithçka mund të pranohet, përveç pavarësisë së Kosovës.

“Tani për herë të parë Vuçiq ka pasur njëlloj përkrahje, për herë të parë kemi pasur legjitimim të protestave në veri, jo të fundit, të parafundit. Legjitimim të barrikadave, dhe kjo ka zhvendosë atë që ne e kemi pasur si parim jo të njejtë politik në Kosovë, që procesi i normalizimit duhet të shkojë në përputhje me parimet që vendosen në Prishtinë. Kosova duhet të negocion me Serbinë në vend neutral, me ndërmjetës ndërkombëtarë, BE-në, me garancione të SHBA-së. Këto parime janë ruajtur. Kemi kërkuar që SHBA të luaj një rol, sepse sigurinë e shohim te ajo.

Evropianët janë më pragmatik, më kreativ me i komplikuar punët. Por jo në situata kur duhet të zgjidhen problemet. Nëse shikojmë historinë e dialogut Kosovë-Serbi, evropianët kanë ndryshuar katër herë parimet e bisedimeve. I vetmi autoritet që interpreton çdo lloj marrëveshje është BE-ja. Imagjinoni nëse BE interpreton BE marrëveshjen dhe nuk ka rol SHBA në interpretim. Zoti Kurti vetëm një punë e ka nëse do me shtensionu situatën, duhet ta kuptojë qartë se normalizimi Kosovë-Serbi, shkon përmes normalizimit në veri të Kosovës dhe të përmbushë obligimet ndërkombëtare, që edhe ai i ka marrë tani”, tha Haziri në Blic Interview.

Haziri tha se ka pasur nervozizëm në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në edhe në qeveritë e kaluara, dhe se për këtë arsye Kryeministrat kanë dhënë dorëheqje, janë shkarkuar me mocione ose janë vetëshkarkuar.

Duke folur për draft-statutin e Asociacionit, të cilin Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka dërguar Francës dhe Gjermanisë, Haziri tha se ai personalisht ka pritur se do të del një dokument merre ose le, pasi që kryeministrit të Shqipërisë i është lejuar të del me një dokument, për të cilin nuk ka pasur njohuri askush, së paku në Kosovë, dokument ky që sipas tij tani është në duar të dy shteteve, që janë lokomotiva e Evropës.

“Nëse e merr parasysh kërkesën, kërkesa është që Qeveria e Kosovës duhet ta punon draftin. Dhe Escobar ka nënvizuar se një draft dokument ekziston në Prishtinë. Qeveria jonë po thotë se nuk ka, por ka vetëm parime. Por edhe parimet mund të zbardhen, kryeministri mund ta bëjë sot këtë. Kjo nuk ka ndodhur dhe kur nuk reagon, të tjerët ndërhyjnë. Më së paku kam prit se do të jetë kryeministri shqiptar, për shkak të raporteve shqiptaro-serbe në Ballkan”, tha Haziri.

Sipas tij, vetë fakti se një kryeministër nga Ballkani Perëndimor ka dal me një dokument të tillë, ai beson se është një dokument përtej Republikës së Shqipërisë. Ai më tutje tha se Kurti me Shqipërinë ka marrëdhënie pune dhe se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës nuk janë në nivelin që duhet të jenë.

“Dokumenti kësaj radhe ka ardhur prej Shqipërisë, duke e ditur lidhjen emocionale që ne e kemi me Shqipërinë si shtet dhe si komb. Nëse kjo është lejuar në thonjëza, atëherë kjo tregon se njëlloj lidershipi nga Ballkani po ndodh, për shkak të mungesës së lidershipit në Prishtinë. Rama ka zënë hapësirën ku është krijuar një vakuum dhe atë e ka krijuar Prishtina në raportet dioplomatike. Krej çka do të doja është të mos jetë dokument merre ose leje”, tha Haziri.

Duke folur për rolin e Presidentes, Vjosa Osmani, Haziri tha se deri tani Presidentja nuk ka dalur mbi palët dhe as që ka provuar të ndërtojë njëlloj koncenzusi me opozitën, me shoqërinë civile, e as nuk ka thirrë ndonjë debat me serbët e Kosovës.

“Nuk besoj që Qeveria amerikane do të mbyll të gjitha dyert në Kosovë. Tani për tani ajo partnerë të vetëm i ka opozitën, shoqërinë civile, popullin e Kosovës. Presidentja duhet të jetë mbi palët, ka rol kushtetues, ka edhe kompetenca, është autoriteti më i lartë në politikën e jashtme. Po nuk e kemi parë duke e ushtruar atë autoritet në raport me shtensionimin e situatës sepse Zoti Kurti nuk lejon hapësirë për të tjerët”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, Kryeministrit Kurti është i mendimit se ai në Qeveri është numër një, pas tij vijnë dhjetë vende të zbrazëta, e pastaj të tjerët.

Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të reja për shkak të situatës aktuale dhe mocionit të AAK-së, Haziri tha se mocioni i ish-kryeministrit Haradinaj për LDK-në është një mocion i cili mund të bëhet, por nuk mund të jetë rezultativ.

“Nuk ka mbështetje të shumicës. Natyrisht se do ta përkrahnim, po të kishte shumicën, ngase jemi ardhur në një pozitë kur duhet të bëhemi guardian të marrëdhënieve me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. LDK nuk e sheh vetën në procese pa zgjedhje. Çdo lloj opcioni që nuk ka legjitimitet zgjedhor ne nuk e shohim vetën në të. Zgjedhjet e parakohshme si mundësi për të dal nga krizat në këtë situatë nuk e di sa i japin oksigjen politik procesit, përveç blerjes së kohës. Kush blen kohë në këtë moment, blen kryeministri. Në raport me dialogun, e kemi siguruar Kryeministrin se LDK nuk ka opozitë. Ne jemi duke e mbështetur njëanshëm për dialog. Te çështjet e brendshme jemi duke e pritur.Kemi ofruyar këshilla të mira rekomanduese, nuk i ka marrë parasysh. Tani duhet me gjet opsione tjera. LDK është definitivisht e gatshme të marrë përgjegjësi në proces zgjedhor, por mbi parimet që i kemi përmendur vazhdimisht”, tha Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco