Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Gashi: Partneriteti me ShBA-të nuk është shkëputur

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Gashi: Partneriteti me ShBA-të nuk është shkëputur

21:33, 09/06/2023

Xhavit Gashi, ish-atasheu i Kosovës në ShBA, duke komentuar përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender Europe 23”, ka thënë se nuk është ndjenjë e mirë.

Megjithatë, ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka deklaruar se partneriteti me ShBA-të “nuk është shkëputur”

“E mira në këtë punë është që nuk janë ndëshkuar për mos-përgatitje, fatmirësisht ata kanë treguar rezultate shumë të larta edhe gjatë përgatitjes…Partneriteti nuk është shkëputur”, ka thënë Gashi.

“Por, normalisht ndjenja tek ushtarakët nuk është e mirë sepse ndoshta është mbet te momenti i festimit të gjithë asaj arritjeje që është bërë me shumë mund gjatë gjithë viteve sepse ky nuk është rezultat i vetëm një viti për këtë përgatitje”, ka shtuar ai.

Gashi ka thënë tutje se gjatë viteve të kaluara nuk kemi pasur liri, sepse sipas tij nuk kemi pasur partneritet.

“Kur e kemi krijuar partneritetin atëherë ne duhet besojmë që ai partneritet ekziston, të njëjtit njerëz që na kanë ndihmuar që të arrijmë lirinë, nga gjithë ajo robëri, të njëjtit janë të interesuar të na ndihmojnë që të ruajmë sovranitetin tonë dhe bashkë me ta të koordinohemi dhe të ecim përpara”, është shprehur ish-atasheu i Kosovës në ShBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco