Sipas Limajt, rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri

Sipas Limajt, rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri

23:30, 08/06/2023

Rezoluta 1244, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është duke u riaktualizuar në veri të Kosovës. Ai ka thënë se fajtor është kryeministri Albin Kurti, për shkak të politikave të tij të gabuara.

Limaj  tha se kjo rikthimi i kësaj rezolute është platformë ruso – serbe.

“Deklarata Daciq Lavrov, thonë se objektivi është të kthehet rezoluta 1244, në Kosovë. Kjo është platforma ruso-serbe, rikthimi i rezolutës, që përpjekja jonë dhe i partnerëve që me heqë njëherë e mirë, kjo po na riaktualizohet në veri. Pamjet e KFOR-it, flasin. Me çfarë autorizimi hyn KFOR-i në Mitrovicë, vetëm me rezolutë 1244”, ka thënë ai.

Tutje, ai e përmendi edhe ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku sipas tij emisari i UNMIK-ut ka pasur të drejtë ta shpallë pavarësinë të pavlefshme, por që sipas tij këtë gjë nuk e kanë lejuar miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

“Çështjen e sigurisë e ka marrë KFOR-i me kompetenca, me çfarë mandati? Me rezolutën 12 – 44 . A e dini sa puna është bërë që shefi i  UNMIK-ut që të mos shfaqej në Prishtinë ditën kur do të shpallej pavarësia. Këta miq tanë sa kanë bërë përpjekje atë ditë, çfarë do të ndodhtë që emisari i UNMIK-ut ta bënte të pavlefshme, a e dini që ka mundur ta bëjë. U zhduk ai, si u zhduk nga shkoi? Sepse partnerët tanë u interesuan të na japin pavarësinë”, tha ai në RTV Dukagjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco