Votimin e Ligjit për zgjedhje e mirëpret edhe Haradinaj

Votimin e Ligjit për zgjedhje e mirëpret edhe Haradinaj

23:08, 08/06/2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur votimin e sotëm të Ligjit për zgjedhjet nacionale në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Haradinaj ka shkruar se ky ligj pavarësisht që nuk paraqet një reformë thelbësore të sistemit zgjedhor, adreson disa shqetësime serioze ndërkaq e lehtëson në masë të madhe votimin e bashkëkombësve tanë në diasporë, duke e mundësuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike si dhe votimin me postë.

“Ai e lehtëson në masë të madhe votimin e bashkëkombësve tanë në diasporë, duke e mundësuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike si dhe votimin me postë, garanton numërim transparent e të mbikqyrur të votave per kandidatë, shkurton kohën e numërimit për parti politike, heqë heshtjen zgjedhore që ishte shndërruar në kurth për ndëshkimin e subjekteve zgjedhore, inkurajon partitë politike që të kandidojnë më shumë gra, si dhe disa ndryshime të tjera që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e zgjedhjeve në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco