Deputeti i VV-së: Policia dhe kryetarët s'do të tërhiqen nga veriu përderisa ka banda kriminale

Deputeti i VV-së: Policia dhe kryetarët s'do të tërhiqen nga veriu përderisa ka banda kriminale

22:47, 08/06/2023

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nuk mund të ketë tërheqje të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve të rinj nga veriu, përderisa ka banda kriminale që e rrezikojnë vendin dhe qytetarët.

Muja renditi disa prej kërkesave që Qeveria Kurti ka në raport me Serbinë për të tejkaluar krizën në veri.

Tutje, deputeti Muja tha se një nga alternativat është  është adresimi i çështjes së krizës aktuale në veri, zbatimi i tërsishëm i marrëvshjes së Ohrit si dhe zbatimi  i të gjitha marrëvshjeve të arrituara që nga viti 2011, në kaudër të dialogut me Serbinë.

“Për ne s’mund të ketë tërheqje të Policisë dhe kryetarëve nga ato komuna përderisa ka banda kriminale, ose rrezikohet vendi nga ta. Ata kanë qenë banda fashiste.”, tha Muja në Kanal 10.

“E dyta, zbatimi i tërsishëm të marrëveshjes së Ohrit. E treta, zbatimi i të gjitha marrëvshjeve që janë arritur në dialog që nga viti 2011.”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco