Mblidhet qeveria, 21 pika në rend të ditës

Mblidhet qeveria, 21 pika në rend të ditës

07:55, 07/06/2023

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.

Në mbledhjen e 145-të me radhë Kurti dhe kabineti i tij do të shqyrtojnë në këtë 21 pika të rendit të ditës.

Ndër të tjera, Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet projektligji për Fondin Sovran.

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijës nga Abuzimi me Narkotikë do të jetë edhe një nga pikat e rendit të ditës dhe po ashtu edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë  të datës 24 maj 2023 për formimin e Këshillit Ndëministror për Kontroll të Duhanit. /Reporteri.net/

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco