Debat i zjarrtë në Britani për veriun: Vetëm mendoni t’i thoshim dikujt që ka fituar, shko puno prej shtëpisë

Debat i zjarrtë në Britani për veriun: Vetëm mendoni t’i thoshim dikujt që ka fituar, shko puno prej shtëpisë

07:26, 07/06/2023

Dhoma e Lordëve u interesua për pozicionin e qeverisë britanike në gjithë këtë situatë të përplasjeve mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.
Sekretari i Shtetit, Lordi Ahmad tha se Britania po e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe është në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në.

“Ne jemi duke punuar afërsisht me partnerët ndërkombëtarë për të de-eskaluar situatën në veriun e Kosovës dhe inkurajuar për tu kthyer në dialog. Lord Peach vizitoi Kosovën së fundi ku u takua me liderët politikë atje, komandantin e KFOR-it dhe figura tjera dhe ritheksoi përkushtimin tonë për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”.

Por kjo përgjigje nuk i pëlqeu propozueses së këtij debati, duke pyetur sërish pse SHBA dhe BE kanë vendosur t’i vënë sanksione Kosovës dhe ta amnistojnë Vuciqin në këtë situatë.

Por pyetjet e lordëve kanë vazhduar edhe më tej veçmas nëse do ta mbështesë Britania aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? 

Megjithatë, deputetja britanike, Alicia Kearns që e mbështetë Kosovën, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Serbisë.

“Javën e kaluar kryetarët e zgjedhur kërkuan ti ushtrojnë detyrat e tyre, në mënyrë shumë paqësore por u kthyen në të dhunshme për shkak të dhunës së orkestruar përreth ndërtesave komunale. Vetëm ta mendoni nëse në Britani të ndodhte dhe ti thonim dikujt që ka fituar mandatin, shko puno prej shtëpisë. Ne kemi parë në fund një dhunë të orkestruar nga Beogradi dhe milicia e armatosur ndaj KFOR_it dhe policëve”

Trazirat e fundit në veri kanë provokuar një varg reagimesh ndërkombëtare që po e kritikojnë qeverinë kosovare për ndërhyrjen e njëanshme në komunat veriore.
Protestuesit serbë vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave komunale.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco