Zemaj për këshilltarët e Kurtit nga Tirana: Na kanë lodhur shpirtin këta marksistë-leninistë e enverista

Zemaj për këshilltarët e Kurtit nga Tirana: Na kanë lodhur shpirtin këta marksistë-leninistë e enverista

06:19, 07/06/2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ashpër ndaj dy këshilltarëve Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhës, dy këshilltarëve të kryeministrit, Albin Kurti.

Madje Hoxha ka deklaruar se “një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, referuar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Më tutje, Zemaj ka thënë se “na kanë lodhur këta marksist-lenistë, enveristë”.

”Kush është ai me fol në emër të popullit të Kosovës, çfarë ndjesie ka ai, çfarë emocione për Kosovën. Ku jeton ai njeri, ku jeton familja, ku pagun tatim”, ka pyetur Zemaj.

“Leje se na kanë lodhur këta marksist-lenista, enverista, shpirtin na kanë lodhë”, ka vazhduar Zemaj, në emisionin DPT te Fidani.

Deputeti opozitar po ashtu ka thënë se Gabriel Escobar e përfaqëson shtetin që është bashkuar me kauzën për çlirimin e Kosovës.

“Njerëzit këtu brenda edhe për njerëzit e vet mendojnë ndryshe, por kur t’i pyes për njerëz si. Cilit emisar, atij emisarit që është bë bashkë me djemtë e vajzat dhe e kanë çliru Kosovën”, ka thënë Zemaj. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco