Krasniqi: Deklarimet e Escobar dhe Lajçak, konfirmim për degradimin e relacionit me SHBA-në

Krasniqi: Deklarimet e Escobar dhe Lajçak, konfirmim për degradimin e relacionit me SHBA-në

23:06, 06/06/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se deklarimet e sotme të emisartit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe atij të SHBA-ve, Gabriel Escobar, janë konfirmim për degradimin e relacionit tonë me SHBA-të.

Sipas tij, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

“Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejtë dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi në RTV 21.

Dyshja Lajçak, Escobar po qëndrojnë në Kosovë pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, dhe protestave të serbëve lokalë të cilat ende po vazhdojnë në këto komuna.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

Emisarët kanë takuar edhe presidenten Vjosa Osmani si dhe krerët e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco