'Epike' nga Dardan Gashi: Gabriel Escobar është 'xhebrail' i Albin Kurtit

'Epike' nga Dardan Gashi: Gabriel Escobar është 'xhebrail' i Albin Kurtit

22:54, 06/06/2023

Dardan Gashi, analist, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Aty ai ka bërë një aludim interesant, duke thënë se emri i Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, në besimin islam përkthehet si “xhebrail”.

“E këtu që po fol ky zotnia (Escobar v.j.), Gabriel Escobar, që në përkthim i bjen xhebrail, s’di a e dini? Po, po, Gabriel i bjen xhebrail. Ky çka po flet…” – deklaroi Gashi, ndërsa këtu ndërhyri moderatori Ermal Panduri.

Ai e pyeti “xhebrail i kujt është Escobari?”

“Dëgjom, përkthimi në arabisht, në aspektin e Kuranit të emrit të Gabrielit, është xhebrail, në këtë rast i Kurtit. E bëra një përkthim, ndonëse Gabrieli s’është aq i ashpër te krishterët, si te myslimanët.” – deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco