“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

07:54, 06/06/2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme në një postim në Facebook tha se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se në periudhen janar-mars nuk ka bërë asnjë investim kapital, përveç se siç thotë ai është bërë ministër kundër duhanit.

Në postimin e bërë Hoti mori si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.

Kjo si duket nuk i pëlqeu Ministrit Peci, i cili po ashtu në Facebook iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së.

Arsyetimi i Pecit ndaj asaj që tha Hoti ishte se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione”, ndërsa e quajti Hotin “analfabet”.

Por, Hoti nuk e la me aq. Ai sërish përmes një postimi tjetër reagoi, duke i thënë Ministri Peci se “është në botën e çudirave”, ndërsa e quajti edhe argat të kryeministrit Kurti.

“Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’. E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”, shkroi Hoti në Facebook.

E këtij të fundit i doli në “mbrojtje” kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai shkroi se Hoti nuk është “analfabet” siç e quajti Ministri Peci, por një njeri i urtë e i arsimuar, teksa ia kujtoi Ministrit se dikur edhe atë e kishte etiketuar si “njeri që vjen nga Kremlini”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco