Diaspora kosovare po i shpëlan paratë në Kosovë? Deklarohet ambasadori suedez

Diaspora kosovare po i shpëlan paratë në Kosovë? Deklarohet ambasadori suedez

07:25, 06/06/2023

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka shumë persona nga diaspora kosovare në Suedi që blejnë banesa në Kosovë.

Ai mohoi se ka informacione se në këtë mënyrë mërgimtarët po shpëlajnë paratë.

Ambasadori në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se do të ishte shumë më mirë nëse ata mund të mbështesin investimet.

“Unë mendoj se vërtetë po i mbështes disa prej ideve të qeverisë aktuale për të krijuar një lloj fondi, një fond sovran, i cili do të mund të kontribuojë me këtë. Por unë jam me fat në kuptimin që diaspora në Suedi nuk më ka pyetur të paktën për këtë” – tha ai.

Ai ka shtuar se ka shumë njerëz që po pyesin se si mund të investojnë në Kosovë.

“Sa i përket korrupsionit, unë nuk kam informacion, unë e di që po financojmë aktivitete kundër korrupsionit në vend, por nuk kam asnjë informacion më të detajuar për këtë” – tha Westerlund
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco