'Lum Kosova kush e përfaqëson', Haxhi Avdyli gëzohet shumë për Vjosa Osmanin

'Lum Kosova kush e përfaqëson', Haxhi Avdyli gëzohet shumë për Vjosa Osmanin

07:47, 02/06/2023
Haxhi Avdyli, deputet i partisë “Guxo”, ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani, ku shihet ajo teksa takon liderët evropianë që gjindeshin në samitin në Moldavi.
 
Avdyli duket të jetë ekzaltuar shumë për shkak të këtyre fotografive, duke shkruar edhe fjalë të mëdha.
 
“Lum Kosova kush e përfaqëson”, është fjalia e parë e Avdylit.
 
Ndërsa, fjalia e dytë është edhe më interesante. 
 
Sipas deputetit Avdyli, populli i Kosovës është më i mençuri në botë, pasi ka ditur kë ta votojë e kë ta pensionojë nga politika.
 
“Ky popull është populli më i menqur në botë, kur diti kënd të zgjedh e kënd të penzionoi nga politika”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco