Kurti para mesnate telefonohet edhe nga tre senatorë amerikanë, detajet i zbardh Qeveria

Kurti para mesnate telefonohet edhe nga tre senatorë amerikanë, detajet i zbardh Qeveria

23:29, 01/06/2023

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë tjetër të përbashkët telefonike me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Siç njofton ZKM-ja, Kurti ka folur me senatorët për zhvillimet e fundit në veri me ç’rast ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve janë njohur ndërkombëtarisht.

“Biseduan për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës”, bën të ditur komunikata.

“Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin”, thuhet tutje.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti i ka siguruar senatorët se është plotësisht i angazhuar në qetësim të situatës dhe në zbatim të marrëveshjes.

Kryeministri Kurti njoftoi më herët edhe për një tjetër thirrje telefonike që ka pranuar nga Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.

Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Tutje, Kurti tha se tensionet ulen kur të përfundojnë veprimet e dhunshme nga banda të caktuara serbe deri në zgjedhje të reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco