Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka qëndruar në Moldavi në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Pos shumë takimeve, Osmani aty e ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandë Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Josep Borrellit, shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Para atij takimi, Osmani e ka takuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, presidentin francez, Emmanul Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Rishi Sunak – e figura të tjera të rëndësishme politike.
”Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, krahas liderëve të tjerë nga mbarë Evropa për ta thelluar bashkëpunimin për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në Evropë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
© SYRI.net